Rama braktis në mes intervistën me Babaramon, lë emisionin dhe largohet pa iu përgjigjur pyetjeve!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është larguar në mes të emisionit “5 pyetjet” nën drejtimin e gazetarit Ilir Babaramo. Gazetari ka njoftuar lajmin duke njoftuar se kryeministri ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të bëra prej tij. Rama ka hequr mikrofonat dhe është larguar në mënyrë të habitshme.

POSTIMI I PLOTË:

Nje interviste e nderprere ne mes nga Edi Rama gjate rregjistrimit i cili refuzoi ti pergjigjej me shume se gjysmes se pyetjeve sot paradite duke hequr mikrofonat dhe duke u larguar ne menyre te befte. Ndiqni ne oren 20.55 cfare ndodhi sot ne studion e 5 Pyetjet.

Mesa duket, kryeministrit nuk i kanë pëlqyer pyetjet pa skenar të gazetarit dhe ka vendosur të largohet. Kjo sjellje është në vazhdën e sulmeve të vazhdueshme të kryeministrit ndaj medias dhe gazetarëve, teksa refuzon debatin publik me kundërshtarët, tashmë përzgjedh hapur edhe se kë do të ketë përballë dhe kë jo.

(F.g/dosja.al)