Instagram kujdeset për ndjeshmërinë e përdoruesve ndaj bën ndryshimin e papritur
Instagram do të lejojë njerëzit të fshehin pëlqimet e tyre (like) në postimet e tyre dhe te të tjerët. Ky ndryshim ka si qëllim uljen e presionit që përdoruesit ndjejnë gjatë përdorimit të platformës.
15 Prill, 2021 11:05 Përditësuar: 11:05
SHBA– Instagram po kujdeset që për të ulur presionin mbi përdoruesit me anë të një ndryshimi në privatësinë e llogarisë.
Ndryshimi është në fazë testimi dhe ky ndryshim mund të bëhet edhe në Facebook, tha kompania.
Në 2019, kompania bëri provën e parë të këtij ndryshimi duke fshehur pëlqimet në postimet e disa njerëzve. Ky test pasoi sugjerime, nga njerëz duke përfshirë Kanye West, që mund të ishte më pak stresues nëse përdoruesit ishin më pak të vetëdijshëm për metrikat rreth mënyrës se si performonin postimet e tyre.
Ky test u ndërpre për shkak të Covid-19, dhe që atëherë kompania ka parw reagimet dhe ka zbuluar se ndërsa disa njerëz e gjetën veten nën më pak presion, të tjerët thanë se ky azhornim i pengonte ata të shihnin se çfarë ishte më e popullarizuar.
Por tashmë është duke u prezantuar një opsion që i ofron të dyja. Përdoruesit do të jenë në gjendje të ndalojnë së shikuari numërimin në postimet e njerëzve të tjerë, ose thjesht në postimet e tyre, ose të mbajnë të njëjtën përvojë të shikimit të të gjitha numrave si zakonisht.
(o.l./dosja.al)