“Kuksiani” qe solli Rama nga londra flet dialektin e jugut.

Aktualitet

Këtë të diel e gjithë propaganda qeveritare ishte angazhuar në uljen e një avioni të Air Albania në pistën e aeroportit të Kukësit. Edhe pse u tha se avioni do të vinte direkt nga Londra, ai ka bërë një ndalesë në Rinas dhe më pas pasagjerët janë dërguar në Kukës.

Në disa postime radhazi Rama mburrej se po sillte në atdhe kuksianët e Londrës, por gjatë bisedës me njërin prej tyre, ka rënë në sy dialekti i tij që nuk i ngjante fare atyre të Kukësit.

Madje Rama i flet gegnisht, por ai ia kthen toskërisht. Shihni pamjet.