Garo: Në tetë vjet kemi hedhur hapa mbrapa, më 25 prill Shqipëria fiton

Politike

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Shqipëria vazhdon të jetë një vend me pagat më të ulëta në rajon.

Garo thekson se në tetë vjet, vendi ynë ka bërë hapa mbrapa, duke shtuar se më 25 prill, Shqipëria fiton.

DEKLARATE E ZËDHËNËSES SË FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO:

Te dashur qytetare,

Për 8 vitet e shkuara ne kemi parë sesi vendet fqinje pranë nesh kanë lulëzuar!

Kemi pare sesi vendet me një fillim të ngjashem si ne, si Kosova dhe Mali i Zi po bëjnë një progres të konsiderueshëm në çdo fushë. Që nga rritja e pagave minimale tek zhvillimi i turizmit, ekonomia e fusha të tjera të rëndësishme.

Në këto 8 vite, ne kemi hedhur hapa mbrapa, për t’u listuar si vendi i fundit në Europë në shumë fusha: Pagat minimale më të ulëta në Europë janë pikërisht në Shqipëri, ne kemi një sistem taksimi të prapambetur, një turizëm në regres, të rinj që ndjejnë lodhje shpirtërore e mendore.

Ka vetëm një arsye për këtë boshllëk mes nesh dhe fqinjëve tanë. Një qeveri që për ta funksionon dhe për ne jo. Edi Rama dhe premtimet e tij boshe, që kane sjellë dështim në Shqipëri.

Në më shumë më pak sesa 8 ditë, ne do të kemi rast për t’i dhënë fund këtij dëshpërimi që na ka kapluar. Të gjithë ne, duhet të shkojmë e të votojmë numrin 9, për Partinë Demokratike dhe Aleancën për ndryshim, për të risjellë shpresën. Shqipëria fiton!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments