Aksidenti në Bulqizë, ndërron jetë në spital vajza 10-vjeçare

Aktualitet

Aksidenti në Bulqizë ka shënuar viktimën e parë. Ka ndërruar jetë vajza 10-vjeçare, Bertina Cami e cila u godit nga një automjet bashkë me komshien e saj, Shqipe Shyti.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se gruaja e aksidentuar është në luftë me jetën,  teksa është transportuar ende në Tiranë me helikopter për mjekim të specializuar.