Nora Malaj/ Patronazhistët dhe pagesa e frikës

Politike

Teksa ditët kalojnë me shpejtësi dhe po afrohet dita e zgjedhjeve , kryefjala e debatit është Patronazhisti ❗️Kjo më sjelle në mendje historinë e para viteve ‘90 kur individë të infiltruar ndiqnin jetën e qytetarëve . Ngjarja që do t’ju rrefej është e vertetë❗️👉 Ishte muaji dhjetor i vitit 1989 . Ato ditë ishin ditët e fundit te vitit dhe për mua ishin ditët e fundit të shtatëzanisë ❗️Ishte ditë e shtunë , binte shi . Ne shtepi isha vetëm unë dhe nënë Fiqo ( gjyshja e shtëpisë që ishte e paralizuar dhe të gjitha nevojat i kryente në shtrat. Vjeherra me vjehërrin kishin shkuar në nje takim . Dëgjoj derën të bjeri dhe shkoi ta hap . Përballë m’u shfaq nje burrë rreth të 50 – ve .

Mirëmbrëma më thotë , këtu banon Fiqoja ? Po – i thashë- po nëna është e semurë dhe nuk ngrihet nga shtrati , po ju kush jeni ? Une jam nje komshi i vjetër i Fiqos nga Gjirokastra , a mundem te hy brenda e ta takoj ?? Teksa fliste me shihte me sy lutës që te hyntw brenda. Urdhëro, i thashë . Dhe ndonëse isha e rënduar e udhëhoqa per te dhoma e nënës . Ai u fut brenda dhe unë shkova për te kuzhina që të pergatisja nje kafe për ta gostitur . Kureshtja nuk më linte të qete dhe mengadalë fillova të pergatisja kafen dhe ta vija në tabaka . Para se ta beja shkova qe ta pyesja sesi e donte kafen ?? Perpara se të hyja ne dhomë degjova burrin e panjohur që i thotë: Hallë si je ? Jam Petriti , djali i Bedriut , nuk po me njeh ??!! Teksa dëgjova kete bashkëbisedim u shtanga . Burri vazhdoi . Babai te bene te fala por është ende ne burg . Unë sapo kam dalë . Taku nuk ka dalë ende . Nuk dija cfarë të beja . Nga emocioni djali më hidhej në bark .

No photo description available.

Nena ishte motra e Bedri Spahiut dhe ne shtepinë tonë nuk flitej për të . Gjithnjë ime vjerrë, nje grua sojlesh thoshte , kujdes se dhe muret kanë vesh . Po me thene të drejtën une nuk e kuptoja . E ftova Titin të qendronte për darkë , por ai nuk pranoi . Jo më tha , por kujdes se mundet të të vij dikush e të te pyes . Ti thuaj nese të pyesin që nuk më njeh . Pasi u largua Titi, nuk kaloi shumë kohë dhe erdhi vjeherra me vjeherrin tim. Isha ende e tronditur , por nuk dija si tua thoja .. Pas pak ra dera dhe në pragun e shtëpisë erdhën dy persona . Une nuk i njihja . U peesantuan . Njëri i plotëfuqishmi i lagjes dhe tjetri antar i frontit ❗️❗️😡 Keta ishin Patronazhistët❗️❗️❗️ Kishin ndjekur Petritin dhe erdhën për t’u informuar ??!! Nuk më besohej që familja ku unë jetoja isha e monitoruar në cdo kohë ??!! Atehere kuptova shprehjen e vjehërres : “Kujdes , se muret kanë vesh ! ?!!” Tmerr .. Dhe nena vdiq pas disa kohësh , por vëllain e saj nuk e takoi ! Vetëm nipin mundi ta shihte vjedhurazi ❗️❗️❗️❗️

No photo description available.

Kanë kaluar 30 vjet dhe përballemi sot me këto Patronazhistë ❌ që na kontrollojnë jetën tonë ??!!! Sinqerisht , si ka mundësi që njerëzit janë kaq të pafuqishem përballë këtij përçudimi njerëzor ❌Kjo ngjarje më kujtoj historinë e Amerikës ❗️❗️🛑Sistemi i patronazhimit politik ka qene norme e menyre jetese ne SHBA, ne periudhen e pare te shtetformimit, ose te paken nga shpallja e pavaresise ne 1789 e deri ne 1883, kur ligji Pendelton u miratua nga Kongresi.Sipas sistemit te patronazhimit, ose te plackes, partite politike mbanin prane vetes individe te cilet informonin qytetaret e paangazhuar apo te pavendosur per programet politike te partive dhe i nxisnin ata te votonin per keto parti. Ne perfundim te zgjedhjeve, partia fituese i shperblente patronazhuesit me vende pune ne administrate. Kjo nxiste klientelizem, nepotizem, paaftesi e potencialisht korrupsion

.

May be an image of text that says 'al Data Database Tools Help Fields Table 2LAscending 孔 Descending Filter Remove Sort Selection Advanced Toggle Filter Sort & Filter Refresh All- Emri C ન Nora Miranda Luke Atesi Dod Mentor Mbiemri Malaj Malaj Malaj Malaj Malaj Malaj Malaj Malaj Malaj Malaj Malaj R Andi Klaudia Delina Nikolin Ladife Sokol Dritan Shefget Zef Xhelal Zija Lavdosh PëIlumb Asqeri Ãtelo Jonus Ariet S'

Administrata shteterore nuk ndertohej ne baze te meritokracise por te perpjekjeve dhe kontributit qe patronazhistet kishin dhene per fitoren e partise. Vendet e punes ishin sa nje mjet shperblimi, aq edhe nje kontrate e cila i mbante keta individe te lidhur me interesat e partise.Sipas politologut te famshem amerikan Fransis Fukuyama, “nese shohim Brazilin apo Meksiken sot, ne themi: keto jane shoqeri te korruptuara, por harrojme qe sistemin e patronazhit ne te cilin ato gjenden e shpikem ne. Ne fakt, kjo eshte nje forme demokracie, duke qene se patronazhistet ne nje menyre a nje tjeter nxisin qytetaret indiferente te votojne”.U deshen gati 100 vjet nga themelimi i SHBA qe elitat politike, te cilat ishin edhe perfitueset me te medha te sistemit te patronazhimit, te vetedijesoheshin se perfitimet ishin me te pakta sesa humbjet qe vinin nga paaftesia dhe korrupsioni i administrates.

Ne vitin 1883, me ligjin Pendelton, u realizua reforma ne sherbimin civil dhe nga sistemi i patronazhimit u kalua ne nje administrate burokrate jo-partizane, te pakten ne nivel federativ.🛑Eh sa larg jemi nga demokracia e vërtetë❗️❗️🛑Edhe 8 ditë që Shqipëria te çlirohet nga Patronazhistët dhe nga mizerabiliteti i jetës dhe neperkembja e individit ❗️❗️❗️🛑Sot njerezit po ziejnë nga neperkembja , neser ata do të drejtohen te kutitë e votimit për t’i treguar fundin kësaj kaste të shkërrmoqur , që duan edhe shpirtrar e njerëzve t’i posedojnë ❗️❗️❗️🛑Edhe 8 ditë dhe ky popull do t’i jap fund “Nepunësve të Pallatit të ëndrrave “ , që jeten e tyre e ndërtojnë mbi jetën e të tjerëve ❗️❗️❗️🛑Se njerëzit besojnë te jeta e tyre dhe nuk mund t’ua lene ne dorë jetën e fëmijëve Patronazhistëve ❌#votonr8noramalaj#votonr6lsi#ShqiperiaShtepiaJuaj