Basha pritet masivisht nga qytetarët e Tepelenës

Politike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është ndalur në mesditë në Tepelenë, në turin e tij një ditorë maratonë në gjithë Shqipërinë.

Kreu i PD është pritur masivisht nga qytetarët e Tepelenës të cilët e kanë shoqëruar me makinë dhe flamur të PD.

Basha u shpreh se Shqipëria do të votojë ndryshimin dhe 25 prilli do të jetë dita e fitores së gjihë shqiptarëve.

“Qeveria e re do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë! Votoni 9 për ndryshim! Ai që nuk bëri asgjë për 8 vite, nuk bën do më asgjë. Tepelena nuk e pranon dështimin për herë të tretë. Do ta mbroj Vjosën”,- tha Basha.