Rama rrëfen simpatinë për kandidaten e PS: Kodheli një super kinge

Aktualitet

Edi Rama teksa ka komentuar me radhë kandidatet për deputete të PS në Tiranë duke u ndalur tek Mimi Kodheli.

Rama thotë se me Kodhelin ka pasur njohje të vjetër, prej prindërve, madje ajo i shkonte për vizitë në shtëpi.

Ai thotë se Kodheli ishte një super kinge me flokët e gjata, dhe ai për t’i rënë në sy gjuante kosha për të treguar sa bukur i bënte.

‘’Mimi është këtu sot pas një rruge shumë të gjatë, qysh nga koha kur kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve. Unë isha i vogël kur prindërit vinin për vizitë tek shtëpia, ishte një super kinge, që kur futen në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.

Kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit, dhe Mimi vinte dhe unë gjuaja koshat që të tregoja sa bukur i bëja. Po vetëm këtu, asgjë më shumë. Pastaj Mimi punonte në sektorin bankar, dhe edhi me mua në Bashkinë e Tiranës. Pjesën tjetër e dini. Ajo është këtu për një arsye.’’- tha Rama.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments