Basha: Shqipëria ofron mbështetje më të ulët për bujqësinë

Politike

Kryedemokrati Lulzim Basha me anë të një postimi të bërë në ‘instastory’ ka ndarë një tjetër dështim të qeverisë Rama. Basha shkruan se Shqipëria ofron mbështetje më të ulët direkte për bujqësinë në raport me vendet e tjera të rajonit.

Mesazhi i Bashës:

8 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa përqind e fondeve të akorduara për bujqësinë shkojnë për fermerët? Përgjigjja: 40%. Shqipëria ofron mbështetje më të ulët direkte për bujqësinë në raport me vendet e tjera të rajonit.