Yuri Kim: Kush shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes

Aktualitet

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në Twitter, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Duke shpërndarë mesazhin Ipeshkvinjve të Shqipërisë, Yuri Kim shkruan: “Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën, për të cilën kërkon”.

Reagimi i plotë i ambasadores së SHBAYuri Kim:

“Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon”.

Image