Vasili: LSI merr tre mandate në Vlorë, lista e “Astirit” dhe “Dibrës” para drejtësisë

Politike

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet i bindur se më 25 Prill Vlora i jep kësaj force politike 3 mandate.

Sipas tij, këto tre mandate do e çojnë para drejtësisë atë që ai e quan lista e Astirit dhe Dibrës, duke patur parasysh Afrim Qëndron dhe Damian Gjiknurin.

Petrit Vasili: Tre mandatet ne Vlore e çojne listen e Astirit dhe te Dibres para drejtesise!

Jam vertet shume i impresionuar nga Anxhela Shenaj kjo vajze e shkelqyer e Vlores.

Me kembenguljen e jashtezakonshme dhe dashurine e saj per Vloren ajo eshte nje shembull shprese per mijra te rinj.

Fitorja e qarte dhe e padiskushme e tre mandateve te LSI ne Vlore eshte detyrim i shenjte per Vloren dhe keta te rinj.

Vlora ka vetem nje alternative per te votuar; listen e kristalte te Anxheles me shoket e shoqet e saj sepse Lista e Astirit dhe Dibres te Gjinurit dhe Qendros ka vetem nje fund ate para drejtesise!

Kujtojmë se qarku i Vlorës ka 12 mandate.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments