Meta: Persona me rekorde kriminale po vjedhin identitetet e shqiptarëve, në Korçë e Pustec
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka denoncuar sot, atë që ai e quan skandalin e radhës në lidhje me procesin zgjedhor në vendin tonë.
Po vidhen identitetet e shqiptarëve të cilët nuk kanë mundësi të vijnë në atdhe për të votuar persona me rekorde kriminale. Kjo është edhe një ndihmë për të kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme.
Vjedhja e identitetit të shqiptarëve është kriminale. Në Korçë e Pustec po vidhen. U jam drejtuar organeve ligjzbatuese. U bëj thirrje që të kenë kujdes.
Shtetas me rekorde kriminale, të huaj dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente identifkimi të lëshuar nga gjëndja civile shqiptare duke vjedhur identitetin e shtetase shqiptarë me kombësi maqedonase.
Janë pajisur me keto dokumente në bashkitë Korce e Pustec!
Sipas Kreut të Shtetit, persona me rekorde kriminale në zonat me pakica kombetarë në Korçë kanë marrë dokumente identifikimi, të personave të pastër nga ana ligjore.
“Sot i jam drejtuar organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse për të hetuar për një skandal të radhës që ka marrë përmasa ndërkombëtare duke përfshirët edhe Shqipërinë.
Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkuan e Korçës në disa zona që janë të banuara nga pakica kombëtare, shtetas me rekorde kriminale janë pajisur me dokumente identifikimi jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhëna me persona që nuk kanë probleme me ligjin”, tha ndër të tjera Meta.