Majko: Nuk ndihem mirë i 19-ti, shumë socialistë nuk do të votojnë

Politike

Ministri i Shtetit për Diasporën dhe kandidati për deputet Pandeli Majko në një intervistë për Alban Dudushin dhe Pranvera Borakajn në Vizion Plus u shpreh se shqetësimi i selisë rozë në këtë prag zgjedhjesh janë socialistët që mund të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos votojnë.

“Ne kemi shqetësim më të madh njerëzit të cilët na kanë votuar ne, po për shumë arsye nuk e kanë vendosur akoma për të dalë dhe për të na votuar. Dhe ky është një rrezik real për ne si të majtë. Në qoftë se ne dikush që na ka votuar, qëndron në shtëpi, sepse sipas të gjithë testimeve që kemi bërë ata që na kanë votuar nuk bëhet fjalë, të paktën në dy zgjedhjet e fundit, që të shkojnë të votojnë për kundërshtarët tanë, por mund të rrinë në shtëpi. Atëherë ky do të ishte një rrezik real”, deklaroi Pandeli Majko.

I pyetur për pozicionin e tij në listat për deputet, Majko u shpreh se nuk ndihet mirë. Ai gjithashtu shtoi se brezi i tij politik, sipas tij, nuk ka shumë gjëra të tjera për t’i dhënë politikës. Dhe kjo është arsyeja që Majko referon përse nuk ka folur për vijën e zjarrit.

“Unë tek 19-ta, nëse do më pyesni a ndihem mirë, jo nuk ndihem mirë. Nuk ndihem mirë, sepse statusi im aktualisht është i barabartë me statusin e dikujt që është i njohur si përkrahës i Partisë Socialiste dhe nëse në datën 26 merret vesh që kundërshtari ynë ka fituar, ai rrezikohet siç rrezikohem unë, siç rrezikohet Edi Rama, Gramoz Ruçi, etj”, tha ai

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments