Instituti Kulinarisë Neranxi përgatit një tortë me logo të Partisë Demokratike

Aktualitet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot bizesin e ish-deputetit socialist Nikollaq Neranxi, ku është takuar me të rinj dhe të reja pjesë e institutit të kulinarisë.

Basha nuk e ka fshehur interesin e tij për kuzhinën, teksa është afruar dhe ka pyetur të rinjtë për gatimet. “Si bëhet tava e dheut me fruta deti? E kaurdis. E keni marrë vesh ju se unë i shtoj shumë piper”, tha Basha i cili më tej “firmosi” tortën “Shqipëria Fiton”.

Të rinjtë kuzhinierë kishin përgatitur një tortë të logos së Partisë Demokratike. Bashës iu dha kremi i pastiçerisë me ngjyrë blu në të cilën shkroi në tortë numrin 9.