I lajthituri/ “Arsenali i armëve i zbuluar në Tiranë do të përdorej nga Ilir Meta”

Aktualitet

Në një intervistë për CNA.al, avokati Spartak Ngjela ka zbardhur detaje lidhur me operacionin e ndërmarrë ditët e fundit nga Forcat RENEA dhe FNSH, ku konfiskua një sasi e konsiderueshme armatimesh në Tiranë.

Sipas Ngjelës, në vend po operojnë ekspertë të huaj, të cilët po eleminojnë krimin e organizuar.

Arsenali i armëve, sipas  Ngjelës, mendohej se do të përdorej nga kreu u shtetit, por dhe të tjerë gjatë fushatës elektorale.

“Këtu ka një skemë të plotë, siç duket e kanë ardhur ekspertë të huaj dhe po eleminohet i gjithë krimi i organizuar.  Po kapin armë, po kapin municione. Ky është krimi i organizuar i cili po mendohej të përdorej nga Meta e kompani. Por, nuk ka mundësi janë njerëz të paaftë fare. Ata që kanë vjedhur do të shkojnë në burg. Hetimi ka mbaruar, e kanë bërë ndërkombëtarët , u janë gjetur të gjithëve deri tek kryetari i shtetit , do ta shikoni”- tha Ngjela për CNA.al.

Kujtojmë se para katër ditësh. nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën Xhanfize Keko, tek ish-ndërmarrja artistike “Migjeni”, pranë ish-oxhakut të kësaj ndërrrmarrje, në një ambient të izoluar plotësisht me mur, janë gjetur municione luftarake

Sipas Policisë, pas rrëzimit  të murit, është zbuluar depoja e fshehur, në të cilën gjendej  një arsenal mjaft i madh, armësh të llojeve të ndryshme, kalibrave të ndryshëm, municione luftarake, lëndë plasëse të ndryshme, armë të kalibrave të ndryshëm me dylbi, etj.

Sot avokati Spartak Ngjela ka lëshuar akuza të rënda në drejtim, të Presidentit Ilir Meta, duke thënë se pikërisht ky arsenal armësh do të përdorej prej tij dhe jo vetëm, në fushatë.

Por, sipas Ngjelës, me 25 Prill asgjë nuk do të intimidojë votën e popullit, ndërsa të veshurit me pushtet që kanë vjedhur në 30 vjet do të dërgohen në burg