Është koha për të vendosur se çfarë vendi do të jetë Shqipëria

Politike

Nga Luçiano Boçi*

Me 25 prill do të vendosim bashkë se çfarë vendi do të jetë Shqipëria. A do ta lemë atë si atdheu i humbur në duar kriminalësh apo do të zgjedhim një Shqipëri të integruar, që përparon dhe zhvillohet – e lirë nga frika dhe ngritur mbi ligjin, në respektim të të drejtave dhe e denjë në zbatimin e detyrimeve të saj? Me 25 Prill ne së bashku zgjedhim!

Shqipëria ka nevojë për ndryshimin.

Eshtë çasti që ne – përfaqësuesit politikë të opozitës – të dëshmojmë maksimumin e integritetit dhe të vullnetit politik për të fuqizuar qytetarët në këtë process, që shënon vetëm fillimin e ndryshimit.

Opozita e ka kurajon për t’i dhënë fund mos-ndëshkueshmërisë dhe për ta bindur qytetarin se legjitimiteti i çdo pushteti buron nga respektimi i ligjit dhe konsensusi publik mbi reformat.

Opozita e ka dëshmuar integritetin e saj për të pranuar një ndarje të plotë të sistemeve, për një funksionim sa më të mirë të shtetit ligjor dhe të demokracisë. Eshtë çasti ta rikonfirmojmë me zë të lartë dhe me bindje të thellë.

Opozita e ka vullnetin politik që të shtyjë përpara reformat substanciale që rikthejnë besimin e qytetarëve tek sistemi dhe që faktorizojnë në pozita kushtetuese sjelljen e të gjithë institucioneve, në përputhje me pritshmëritë më të mira të partnerëve tanë strategjikë – SHBA dhe BE.

Çdo logjikë politike e një partie elektorale ekziston mbi arsyet si të përmirësojë jetën e qytetarëve. Kjo përfshin ekonominë, liritë politike, sigurinë juridike dhe hapësirat e veprimit shoqëror – të ngritura mbi një meritokraci të besueshme dhe garë të ndershme tregu.

Aftësia për të thithur investime të huaja dhe për të krijuar vende pune, për të gjallëruar eksportet duke faktorizuar burimet tona të lëndëve të para – në çdo fushë – përkufizohet me vullnet politik. Ne jemi gati ta bëjmë këtë!

Është koha për të vendosur se çfarë vendi do të jetë Shqipëria!

Voto për Ndryshimin! Voto për veten tënde!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments