Braimllari kallëzon në SPAK Niko Peleshin dhe tre drejtorë në Korçë

Politike

Kandidati i LSI në Korçë, Endrit Braimllari ka kallëzuar në SPAK ministrin e mbrojtjes, Niko Peleshin dhe drejtorët Ilir Bajlozi, Petrika Kolltuçi dhe Artur Qeramixhi.

Braimllari i akuzon personat e sipërpërmendur për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit publik për veprimtare politike ose zgjedhore.

Në dokument, Braimllari shkruan se Peleshi bashkë me drejtorët e Korçës kanë lënë postet e tyre publike dhe janë futur në fushatë duke përdorur funksionet e tyre ku të munden.

“Të gjithë këta shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike”- citohet në dokument.

foto galeri
foto galeri
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments