Basha i përgjigjet Ramës nga Kombinati: Koha jote ka mbaruar

Politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Kombinati ku pati një takim me banorët e njësisë nr.6 në Tiranë, u shpreh ndër të tjera se Rama ka pranuar humbjen dhe koha e tij ka mbaruar.

Lulzim Basha: Këtu nga kombinati dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Alencën për Ndryshim por dua ti them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vij. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj. Çfarë do të votoni me datë 25 prill?