Rama maskon operatorin e Report Tv si militantin e PD
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga tuneli i “Rrugës së Arbrit” dhe u pa krah një personi që kishte vënë maskën e Partisë Demokratike.
Me një skenar të thurur, Rama tentoi ta shiste personin në fjalë si demokrat të flaktë, teksa shkruante krah videos se Partia Socialiste do të fitojë më 25 prill, duke nxjerrë edhe PD-në nga tuneli.
Por, si qëndron e vërteta pas kësaj videoje?
Burime për Dosja.al tregojnë se kryeministri Edi Rama e ka shkëputur këtë video nga xhirimet që po bënte për emisionin “Repolitix”, në “Report TV”, që drejtohet nga gazetari Denis Minga.
Total 0 Votes
0
0