Plagosen me armë zjarri 2 policë dhe një qytetar në Mamurras
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Mamurras.
Nga të shtënat janë plagosur tre persona, dy prej të cilëve efektivë policie.
Mësohet se dy policët e patrullës që kanë mbetur të plagosur janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj.
Ndërsa është plagosur edhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.
Mesohet se për në vendngjarje janë nisur Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ardi Veliu bashke me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj.
Ne ndihme të Policisë lokale janë nisur edhe grupe të FNSH Shkodër.
Ne vendngjarje ka mbritur grupi hetimor nen dejtimin e Prokurorise per te sqaruar rrethanat e ngjarjes.