Mediu: Rama do të zhbëjë vendin vendin, votoni të gjithë për ndryshim

Politike

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili garon nën siglën e PD në zgjedhjet e 25 prillit, ka zhvilluar një takim me Shtabin Elektoral, ku i pranishëm ka qenë dhe Besnik Mustafaj.

Ky i fundit, ka thënë gjatë fjalës së tij se “Shumëfishoni votat dhe bëni që mendimi republikan të jetë legjitim, të jetë i rëndësishëm në qeverisjen e nesërme. Unë kam besim të madh. Unë e shoh si punon zoti Mediu, miku im, me thënë të drejtën punon shumë, punon me cilësi sepse ne shkëmbejmë shpesh mendime dhe kur them me cilësi, punon me vizion si politikan. I bën nder sigurisht në radhë të parë Partisë Republikane, vizioni dhe përkushtimi i tij, por i bën nder edhe Shqipërisë, sepse në fund të fundit Partia Republikane është në shërbim të Shqipërisë. Në Parlamentin e ardhshëm të kemi një zë republikan të fortë, bindës dhe legjitim dhe legjitimiteti përtej marrjes së mandatit, matet me numër votash”.

Whatsapp Image 2021 04 13 At 2.32.31 Pm

Nga ana e tij, Mediu është shprehur mes të tjerash se “Edi Rama ka ardhur tek ajo pikë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë kombëtare, do të shbëjë edhe vendin tonë dhe vlerat, traditën dhe çdo gjë që ka qënë e vlefshme”.

Fjala e Mediut:

Mediu: Dua t’ju falënderoj sinqerisht sepse familja republikane është familja e njerëzve të mirë dhe dua që gjithësecili nga ju të jetë krenar.

Edi Rama ka ardhur tek ajo pikë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë kombëtare, do të shbëjë edhe vendin tonë dhe vlerat, traditën dhe çdo gjë që ka qënë e vlefshme dhe e pacënueshme nga ndonjë politikan, qeveri apo forcë politike.

Edi Rama thotë që shqiptarët janë dembelë, shqiptarët nuk dinë, janë të paaftë, prandaj duhet të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, nga India, që të vëjë në lëvizje ekonominë shqiptare, sipas Edi Ramës. Edi Rama pas kësaj fsheh një qëllim tjetër, sepse Edi Rama e di që gjithësecili nga ju nuk e ka mendjen vetëm të hajë, të pijë dhe të flejë gjumë, por beson tek dinjiteti, beson tek liria dhe nëpërmjet lirisë të krijojë mundësi për të ecur në rrugën e vet, duke u përballur me të keqen.

Prandaj Edi Rama do që shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Unë nuk kam njohur apo të kem lexuar një njeri i cili nga mëngjesi deri në darkë të shajë, të fyejë, të përbuzë, jo vetëm kundërshtarin politik, por çdo shqiptar që i del përpara dhe ka një mendim tjetër. Njeri i cili në çdo moment i shërben vetëm interesave të veta të pushtetit dhe nuk pyet se ç`ndodh me njerëzit.

Ne kemi arritur tashmë me Partinë Demokratike të biem dakort në vlerësimin real të çështjes së të drejtës së pronës. Sot kemi një qëndrim të përbashkët, rivlerësim të legjislacionit për pronën, kthim të pronës tek pronari dhe kompensim me vlerën e tregut. Këto janë qëndrime të reja, jo të Partisë Republikane, por janë qëndrime të reja të së djathtës, duke e sjellë atë në binarët real të raporteve të drejta, sepse liria pa pronën nuk mund të funksionojë.

Prandaj gjithë përpjekja jonë është që të fitojë koalicioni, por të fitojë dhe Partia Rpublikane bashkë me koalicionin. Është shumë e rëndësishme të votojmë për numrin 9, por të kërkojmë me bindje dhe me kurajo për të votuar për numrin 7.

Po ju tha kush, pse numri 7, e thjeshtë, se 7 është Partia Republikane, e cila ka qënë në krah të Partisë Demokratike në ditë të vështira dhe në ditë të mira. Është numri 7 i cili ka qëndruar gjithë kohës krah të djathtës dhe parimeve të shenjta që i përmendi dhe zoti Mustafaj.

Pra ne nuk kemi pse të druhemi që të kërkojmë atë që është e drejta jonë. Vota nuk është pronë e asnjë partie. Vota është marrëdhënie njerëzore, është besim, është vlerësim që na japin njerëzit. Prandaj le të kërkojmë votat tona tek të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, majtas, djathtas, miq, shokë, familjarë, të gjithë të dalin dhe të votojnë “Aleancën për Ndryshim”.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments