Ervin Salianji zhvillon takim me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë në Korçë.

Politike

Ervin Salianji ka zhvilluar sot një takim me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë në Korçë.

foto galeri

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Partia Demokratike zotohet të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj kësaj kategorie. Mes të tjerash Salianji theksoi se me ardhjen e PD-së do të ndalohet me ligj përdorimi i simboleve të komunizmit.

MESAZHI I SALIANJIT
Kënaqësi e veçantë të bisedoja me përfaqësues të nderuar të kësaj shtrese dhe me drejtuesit e shoqatës Nebil Cika, Vasillaq Grabocka, Etem Fejzollari! Për të rikuperuar gabimet e së shkuarës por edhe për t’i dhënë vlersimin që meritojnë, Partia Demokratike zotohet: Të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj ish-të përndjekurve. Të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve.

foto galeri

Të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit. Të ndalojë me ligj përdorimin e simboleve të komunizmit. Të miratojmë ligjin për pastrimin e figurës, të jepen 100 Euro shtese për pensionet e të burgosurve politikë.
Bashkë do të ngremë muzeun në kujtim të viktimave të komunizmit!
Mirënjohje për mbështetjen dhe rrugëtimin bashkë për të rrëzuar këtë regjim 🇦🇱✌🏻

foto galeri