Rama inspekton punimet e rrugës në Lumin e Vlorës

Aktualitet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me dy deputetët e qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj dhe Damian Gjiknuri, ka inspektuar punimet e rrugës në zonën e Lumit të Vlorës, e premtuar prej 100 vitesh sipas kryeministrit, por tanimë po bëhet realitet.

Rama theksoi se ky investim do t’i hapë rrugë shtimit të turistëve në vend dhe mirëqenies së banorëve të zonës, që janë të fokusuar në këtë sektor. Pra, sipas tij, me investimin e kësaj rruge, i gjithë Jugu i Shqipërisë do të jetë i ndërlidhur.

“Jermi shumë të lumtur që po zbulojmë një copë parajse të Shqipërisë që ishte e panjohur, me këto dy rrugë të ëndërruara prej 100 vitesh nga njerëzit e këtyre zonave, të premtuara dem baba den, nga vetë sekretari i Parë i zonës së larg qoftit e më pas nga të gjithë tjetërt. Po krijojmë një pellg të ri për turizmin. Po krijojmë një hapësirë të re që i shtohet asaj turistike të Shqipërisë. Po ofrojmë një platformë për agroturizmin, dizerfikimin e portofolit tonë turistik. Të bëjmë të mundur që Gjirokastra, Tepelena dhe majat e Labërisë të jenë brenda një oferte të vetme. E përsëris që me rrugën e re nga Erseka në Përmet dhe Kolonjë Korçën që përfundon në vitin e ardhshëm, kemi të gjithë Jugun e Shqipërisë të lidhur, duke bërë të mundur që gjatë gjithë vitit këtu të ketë jetë, ekonomi dhe produktet e kësaj zone të vendosen në shërbim të ofertës tonë politike”, tha kryeministri.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments