Nora Malaj/ Kafeja me Reshat Arbanën dhe Prof. Dr.Gafur Shtino

Aktualitet

Kafeja me Reshat Arbanën dhe Prof. Dr.Gafur Shtino❗️

Triptik… (Një ditë në fushatë)

Kafeja shijon shumë kur pihet me miq, sidomos në kohë fushate. Kështu nisi dita sot. Rastësia është mbreti i fatit. Po edhe si ta kërkosh. E unë sot isha fatlume! Kafen e parë e piva me dy miq të shtrenjtë, por edhe biseda me shijoi shumë, se ishte e vërtetë e intelektuale. Ata janë Reshat Arbana e Dr.Gafur Shtino. Teksa takoj doktor Benin, ulem së bashku me korifeun e artit Reshat Arbanën e Prof. Gafurin. Urimet e tyre ishin të vërteta për garën elektorale dhe ndonëse janë pa parti, zona gri, bisedat e tyre ishin të vërteta dhe shumë të sinqerta. Realiteti i vështirë dhe kohë të vështira. Ata, si dy intelektualë të përgjegjshëm, e ndjenë se pesha e zgjedhjeve këtë herë është me shumë se e rëndësishme. Fati i Shqiptarisë dhe i të ardhmes është në udhëkryq dhe duhet të bëhet zgjidhje, që më pas mos jemi pjesë e problemit.

May be an image of 3 njerëz dhe people sitting

Të qartë, argumentues dhe mbështetës, te ta ndjeva dëshirën për të kontribuar për ndryshimin. Në fund, Reshati i madhi Reshat recitoi vargjet epike të Fishtës, si për të thënë që fati i Shqipërisë është në dorën e shqiptarit. Ika me një energji dhe pozitivitet të paparë. Për këtë kategori njerëzish që janë aset i kombit, ia vlenë të jesh pjesë e garës. Me kish marr malli për një bisedë intelektuale dhe qytetarë.

✅ Fabio dhe lëmosha❗️Teksa më priste grupi i të rinjve, për të nisur takimet derë me derë e rrugicë me rrugicë, për të ndarë programin dhe fletëpalosjen, pranë nesh vjen një vajzë rome me një fëmijë në krahë. Fëmija i vogëlquhej Fabian. Ishte 6-muajsh, një fëmijë topçe! E ftojmë vajzën rome (nënën e re) të ulet me ne dhe Fabion e marr në prehër. Teksa e marr ne duar, i vogli gugat dhe buzëqesh. Është një fëmije topçe dhe mamaja e tij është shume e re. Vetëm 16-vjeçe! Teksa e sheh aq të re, që lyp dhe kërkon lëmosh instiktivisht e pyes: “Sa vjeç je?”. “16- vjeç”- thotë, ndonëse duket më e re. Kjo do të thote që është martuar që 14 vjeç dhe beben e vogël e ka lindur kur ka qënë 15 vjeç e gjysëm. Ishte pa shkollë, pasi e kishte lënë atë përgjyseëm dhe jetonte me qira, duke lypur dhe me një bashkëshort që mblidhte kanaçe, duhet të rrisnin edhe Fabion e vogël.Teksa bisedonim me vajzën-nënë të re, ndjeje sesa larg realitetit janë përrallat e këtij shteti, që vetëm social nuk është, po i sheh qytetarët e tij si skllevër modernë. E këshilloj vajzën që të ndjeki shkollën natën e të mos e braktisi atë, pasi nesër Fabion nuk do mund ta ndihmojë dot… Duhet të futet në kurse që të marri një profesion, të bej një kurs, që më pas të këtë mundësi të punojë. Largohemi me ekipin e të rinjve, por brenda kemi një breng. Lëmosha nuk ia zgjidh varfërinë dhe mjerimin prindërve të Fabios dhe të ardhmen atij vet!

May be an image of 1 person, fëmijë dhe sitting

✅Protesta e shoqatave të katër putrave ❗️Teksa kemi mbaruar shpërndarjen e programit dhe takimin me qytetarët , për të vazhduar takimet pasdite, frymën e mbajmë te protesta e shoqatave të katër putrave. Edhe sot organizatat e ndryshme të mbrojtes së katër putrave, vazhduan protestën e paralajmëruar. Ata vazhduan t’i kërkojnë pushtetit lokalë të zbatoj detyrimin dhe të kujdeset për keto qenie të pafajshme , që të mos keqpërdoren. Teksa dëgjoja folësit e tubimit , instiktivisht hoqa nje paralele midis jetës së Fabios dhe kafshëve të braktisura .

🛑Cfarë trishtimi është ky vend ❗️Dështim në mbrojtjen e familjeve rome dhe atyre që janë në situatë kritike dhe në ekstremin e varfërisë , dështim dhe keqtrajtim të qenve të rrugës ❌😡❌🐕 Sa larg jemi drejt asaj që është propaganduar në sistemin 3D . Shqipëria reale është vite drite larg nga Shqipëria propagandë 3D ( Dimensionale ) 8️⃣… Në mbyllje … 6️⃣Teksa bie mbrëmja , takojë fansen time Antonetën! Ajo është nje fëmije i bekuar dhe fansia ime me e madhe . Është nje dashuri! Me dergon nje foto me flayerin ( fletpalosjen ) time që e mbante ne dorë dhe pozonte me nje buzëqeshje diellore .. Teksa sheh atë duke pozuar e ndjen se çdo ditë që kalon e bënë edhe më të fortë besimin se ndryshimi në 25 Prill është i padiskutueshëm!

Askush nuk ka forcë ta ndryshojë uraganin e ndryshimit dhe rrënimin e ketij pushteti 3D! Unë besoj FORT, ketë e pashë dhe e ndjeva gjatë të gjithë ditës sot !Te çdo kush që takova !🛑Dhe 25 Prilli po afron… Se bashku me të edhe shpresa per një të ardhme me të mirë per Fabion , Antonelën dhe çdo qytetarë të këtij vendi … Sot ishte nje ditë rrefimi shoqëruar me foto nga fushata në Tiranë … …Edhe pak dhe ankthi , frika , pasiguria dhe mjedisi mbytës e terrori do të perfundojnë !Fundi i së keqes dhe 15 ditë e ndajnë !

✅E mira do të lind nesër …

Më 25 Prill!💎#VotoNr8NoraMalaj#VotoNr6LSI#ShqiperiaShtepiaJuaj+5

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments