Kryemadhi/ Socialiatët sot më shumë se kurrë po bashkohen me LSI

Politike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga njësia numër 8 në Tiranë, u zotua para qytetarëve për zgjidhje përfundimtare të procesit të legalizimit të banesave dhe pronave të tyre.
Kryetarja e LSI tha se legalizimi është kthyer tashmë në një përrallë nga e kaluara dhe ndaj duhet t’i jepet zgjidhje përfundimisht.

Përpara disa muajsh, njerëzit, fëmijët u nxorën në orët e para të mëngjesit me gaz lotsjellës dhe jo pa qëllim ne sot këtë takim e bëjmë këtu. E bëjmë këtu për t’ju dhënë fjalën të gjithë qytetarëve të të gjitha zonave informale, sepse kështu për hir të së vërtetës ne politikanët i kemi quajtur, që jo vetëm do ti dëmshpërblejmë për çdo qindarkë, por do tu dalim për Zot legalizimeve të të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Tiranës, por kudo, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Durrës, në Lushnje, në Fier, në Korçë e kudo.

Kryemadhi në njësinë 8 në Tiranë: Socialistët, sot më shumë se kurrë, po bashkohen me LSI

Sepse historia e legalizimeve në Shqipëri është bërë ‘një përrallë nga e kaluara’. Është bërë një përrallë që ka mbi 15 vjet që diskuton dhe qarkullon mbi një ligj ku thuhej ‘legalizim’ dhe pastaj ‘urbanizim’ dhe rilindja e ndërroi ‘urbanizim’ dhe pastaj ‘legalizim’.

Por në asnjë vend të botës ku demokracia është thelbësore, në raste të tilla ku një familjar paguan dritat, ujin, taksat dhe çdo detyrim ligjor, jo vetëm që është i legalizuar, por është super i legalizuar, se ashtu sikurse shteti i merr taksat, ashtu e ka për detyrë ti legalizojë, ti regjistrojë pronën, në mënyrë të tillë që gjithë kjo ekonomi e bllokuar për shkak të legalizimeve, që është përdorur si një mekanizëm korruptiv dhe politik, ti japim fund njëherë e përgjithmonë“.

Kryemadhi në fjalën e saj thumboi dhe PS-në, kur foli për emra të personave që e kanë braktisur këtë forcë politike dhe tani kandidojnë nën siglën e LSI, si rasti i profesorit Petrit Bare.

Për ne të LSI s’ka kurrë vija por bashkim, profesor Petrit Bare që vjen nga PS, kemi qenë të dy në unë isha studente ai mjek, unë mendova ndoshta dhe për shkak të energjisë, lëviza pak më shpejt se profesori, e bëra ndryshimin por ardhja e profesorit nga PS, dhe të tjerë që kanë ardhur sot e janë kandidat të LSI që vijnë nga PS, nuk janë thjesht këta, socialiatët sot më shumë se kurrë po bashkohen nën siglën e LSI se ajo që është e rëndeësishme është solidariteti, bashkëpunimi, t’i japim dorën njeri tjetrit e jo allishverishe e qoka mes njëri tjetrit, socialistët e vërtetë janë ata që kanë aspiruar për solidaritetin e vlerat e të majtës, të ndryshojmë këtë realitet të hidhur.

Rama ka ikur por bashkë me Ramën do iki dhe varfëria, papërgjegjshmëria se ne më shumë se kurrë sot duam për familjet tona të ecim përpara e ti kemi qëytetarët tanë të denjë qytetarë europianë“.