COVID-19, pjesa më e madhe e Italisë kthehet në zonë portokalli

Bota

E gjithë Italia është kthyer në zonë portokalli, me vetëm katër rajone që mbeten ende të kuqe.

“Mbylljet dhe zonat e kuqe po sjellin rezultatet e para, por situata është ende shumë e ndërlikuar dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, konfirmoi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Nga e hëna, Kalabria, Lombardia, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte dhe Toskana do t’u shtohen Abruzzo-s, Basilicata-s, Lazio-s, Liguria-s, Marche-s, Molise-s, Siçilisë, Umbrias, Venetos, provincës së Bolzanos dhe Trentos në zonën portokalli.

Dyqanet do të rihapen dhe do të jetë e mundur të qarkullohet brenda komunës së vendbanimit.

Do të jetë gjithashtu e mundur, një herë në ditë, të vizitohen miqtë ose të afërmit në komunë, në një maksimum prej dy personash, përveç fëmijëve nën 14 vjeç me të cilët bashkëjetohet.

Sidoqoftë, 11,4 milionë italianë mbeten në zonën e kuqe: në Campania, Puglia, Valle d’Aosta dhe Sardenja.