Basha nga Dibra: Ai që e mori peng Shqipërinë, i ka ditët e numëruara!
Lulzim Basha, është pritur nga qindra e qindra qytetarë sot në Peshkopi, të cilën kanë pritur fjalën e tij në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.
Basha tha” Vëllezër e motra dibranë, ju falenderoj nga zemra për uraganin e shpresës, për këtë uragani të entuziazmit, për këtë shprehje të padurimit të ditës për ndryshim.
Vite me radhë kam qenë në mesin tuaj dhe kurrë s’më ka munguar mbështetja tuaj, por si asnjëherë më parë nuk e kam parë këtë shesh të mbushej me vendimin e zgjuar të banorëve të Dibrës për t’i prirë ndryshimit.
Kanë kaluar tetë vite të vështira, një dimër tetëvjeçar me vuajtje, padrejtësi, ankth e papunësi, emigracion të nxitur nga një ekonomi e shkatërruar.
Ai dhe ata që morën peng Shqipërinë dhe Dibrën, ai dhe ata që morën peng ekonominë tuaj, mirëqenien tuaj, arsimin dhe shëndetësinë, ata janë një pakicë absolute që i kanë orët dhe ditët e numëruara. E ardhmja është e çdo shqiptari.
Le të bashkohemi si në këtë shesh kudo ditë për ditë dhe natë për natë, le të jemi ne korrierët e ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar.”
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F550008745972208%2F&show_text=true&width=560