Basha në Peshkopi, e gjithë Dibra është me ty!

Politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Peshkopi, aty ku po vijon mitingun elektoral. Ai është pritur nga qindra qytetarë të cilët kanë dalë duke e pritur me flamuj të PD-së në duar.

Më thirrjet ‘Rama ik!’, ‘E gjithë Dibra është me ty’, Basha është pritur nga qytetarët. Para tyre, Basha u shpreh se Rama e ka mbajtur peng Shqipërinë ndaj i ka orët e numëruara.

VIDEO/ 'Shqipëria fiton': Basha pritet nga qindra qytetarë në Peshkopi

”Kanë kaluar 8 vite të vështira, një dimër 8 vjeçar i mbushur me vuajtje , padrejtësi me një ekonomi të shkatërruar nga kryeministri në ikje.Sot jemi mbledhur për të ardhmen e vendit, sepse ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë, Dibrën ekonominë, arsimin…janë një pakicë që i kanë orët dhe ditët e numëruara.Le të bashkohemi si në këtë shesh kudo…Le të jemi në korrierët e ndryshimit që po vjen për shqiptarët. Jeni ju, demokratë e socialistë të bërë bashkë kundër terrorit të qeverisë. Do të nisim me rihapjen e filialit të Universitetit këtu, do ta kthejmë arsimin dhe të ardhmen”

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments