Veliaj paditet në SPAK/ 80 shoqata italiane letër ambasadores shqiptare

Aktualitet

Pas denoncimeve në media, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vijuan edhe sot protestën kundër bashkisë së Tiranës, duke kërkuar ndërprerjen e vrasjes makabre të tyre në klinikën e Kombinatit.

Qindra përfaqësues të shoqërisë civile dhe kafshëdashës u mblodhën sërish te bashkia e Tiranës, ndërsa po sot u dorëzua edhe një kallëzim në SPAK kundër bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj.

Bashkia Tiranë akuzohet se ka vrarë mbi 14 mijë qen edhe pse janë dhënë rreth 1 miliard lekë për shërimin, strehimin dhe sterilizimin e tyre.