Ted Kopliku: Estetiste marksiste

Aktualitet Shkrime

Nuk duhet te ishin vecse shqiptare, buzehollet e pjatave me te komplikuara italiane, degustuesit e vererave franceze apo vlersuesit e arteve dhe letersise se rilindjes europiane. Dylli i veshit te tyre duhet te kishte nje forme te vecante, sepse eshte krijuar ne te degjuar te muzikes klasike, asaj qe degjonin Habsburget neper sallonet e tyre. Jane pikerisht ato qe edhe ne kohen e krizave me te medha, sensibiliteti per te te bukuren nuk i zbehet. Jane ato qe edhe kur jetesa e tyre ngjan me ate te nje muratori ne Gambia, sillen perseri si nje bankier zviceran i dale ne pension. Ato per me teper jane marksiste, jo se besojne ne teorite e tij, sepse sot askush nuk i detyron ti mesojne neper shkolla, por nga menyra e tij te menduarit dhe te analizuarit.

Marksi shpenzoi jeten e tij neper biblotekat e Londres per te gjetur fakte te cilat do vertetonin ate qe ai tashme ishte i bindur. Madje, keto perfundime ai i quante shkencore, edhe pse te vertetat shkencore zbulohen krejtesisht ne rrugen e kundert. (per Marksin faktet nuk kane rendesi paresore, ato perfaqsojne nje ndihme per perfundimet qe jane arritur ne nje rruge tjeter, ai nuk parashtron asnjehere shembuj qe kudershtojne teorine e tij) Ne te njejten menyre, estetisto-marksistet, tashme jane te bindur qe opozita eshte qesharake dhe qeveria eshte e keqe, por jo me e keqe se ato qe ishin para saj. Per kete nuk ju deshen askujt vitet e tera neper bibloteka per ti bindur, mjaftuan zyrat e shtypit te Fuges, lajmet e shkurta te Mero Bazes dhe klithmat e Spartak Ngjeles neper portat e dritaret e propogandes, te cilat punojne me gjera te shkurtra, te shpejta e te shpeshta (sepse estetistet i turbullon leximi i te gjatave dhe te thellave). Akoma estetistet marksiste qeshin qe vendlindjen e Makiavelit, Grida e ngaterroi me ate te Tsun Zu-se, edhe pse te dy shkruanin per « artin e lufes », e dy luftrave te ndryshme ne fakt.

Ata nuk e dine qe te besh ate gafe te duhet minimumi i kultures dhe nga ana tjeter te besh artin e luftes se Makiavelit eshte te qeverisesh sic po na qeverisin prej 5 vitesh. Qeshin pra me ngaterrimin e dy vendeve, por buzqeshja nuk i iken kur Kryeministri i tyre ngaterron pershembull dy vende me dy tjera, bie fjala Europen dhe Ameriken me Rusine dhe Turqine. Jo, kjo nuk ja heq kjo buzqeshjen, se nje tjeter skandal sensacionalo-fiskalo-seksual « ka plasur » : Salijani po tallet me taksat tona, paguan oferten e Whatsappit me parate tona, per ti shkruar GD! Meqe ra fjala, kush eshte G.D ?! Estetistet jane te ndjeshem nga detajet, pra nuk i duket humbje parash kur cdo sezon shkulen palma e ngulen pisha (ne rastin me te lehte te korrupsionit) apo nga ana tjeter kane harruar te gjejne kush eshte Saimiri i telefonatave te Habiljave. Detyra e tyre eshte te kapin detajin pra G.D-ne, jo te merren me kaosin. Detaj eshte edhe vota per aeroportin e Vlores te deputetit te opozites, por kartonat jeshil qe po bejne rrush e kumbulla parate e shqiptareve jane me shume se 70, nuk eshte pune per detajistet.

Sic ka thene Stalini: “ Nje vdekje eshte tragjedi, miliona vdekje jane statistike”. Me syte e mbyllur e me diafragmen lart, fytyren e tyre e pushton nje buzqeshje cinike kur gafat qe bejne deputet e opozites ne Parlament apo jashte tij ngjajne me ato te Nard Ndokes. Meqe ra fjala , buzqeshja i behet pak me e forte dhe keshtu dalin nga natyra e tyre delikate kur mendojne qe vete Nardi eshte pjese e opozites. Ato kane pasur gjithmone pretendime per listat, sidomos per listat e opozites qe nuk siguron vende pune. Ne te njejten kohe, veshet e tyre jane zene nga « dylli barok » dhe nuk degjone cfare thuhet ne foltore nga Berisha e Basha, cfare kritikon Strazimiri neper komisione, cfare analizon Bylykbashi ne nje emision, apo cfare denoncon Alibejaj ne televizion, ato masin “decibelet hipokrite” te goditjes se foltores nga Ervini. Nje liste qe ne fakt eshte shume me e gjate se kjo, e atyre qe po rrezikone jeten duke i qendruar TE VETEM perballe nje bande si kjo qe drejton vendin tone, nuk eshte pune per to .

Sigurisht qe opzita duhet dhe ka plot gjera te kritikohet, por kur shikon raportin e kritikave dhe menyren qe ato shperndahen dhe qendrojne (zakonisht me shume se tre ditet klasike te mrekullive shqiptare), e kupton qe jemi nje shoqeri estetiko-marksiste. Universi eshte i mbushur me paradokse. Keto paradokse sjellin shume inperfeksione, por Universi me krijesat e tij ben edhe te kunderten (ashtu si lule pa ferra nuk ka, as ferra pa lule veshtire se gjen). «Ne nje shoqeri qe shkon pas tingujve te tepsise dhe jo argumenteve te programit, Universi ka pjekur kushtet qe te prodhoje shijeholle si shqiptaret» A nuk eshte ky nje paradoks magjik?! Mos thoni qe Universi nuk ka sens humori.