Rama: Ky është i rrezikshëm, do pijë gjithë ujin e Delvinës

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme ujësjellësin e ri të Delvinës, nga ku nuk i kurseu batutat me të të pranishmit.

Mirëpo, ndryshe nga batutat e zakonshme, fjala e tij është kthyer në një bullizim të drejtpërdrejtë.

I pranishëm ishte një punëtor i shëndetshëm, të cilit Rama i tha se duhet të kenë kujdes nga ai pasi do pijë gjithë ujin e Delvinës. Kjo shkaktoi të qeshura të personave të pranishëm madje dhe të vetë personit që u iu drejtua.

Rama: Shumë bërtiste ai, ça ishte ai drejtuesi. Mos bërtit aq shumë. Po pse qesh?
Ky është i rrezikshëm, do pijë gjithë ujin e Delvinës ky!

https://www.facebook.com/watch/?v=277999080479257