Kriza e Rinasit, Rama vazhdon me deklarata lufte

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama dhe gjithë eksponentët e tjerë të Rilindjes po trajtojnë krizën e Rinasit, e cila nisi si pasojë e arrogancës gati njëvjeçare të institucioneve dhe pushimit nga puna të 5 kontrollorëve ajrorë, si një luftë të vërtetë.

Ndërkohë që një protestë normale si ajo që ka ndodhur së fundmi në Poloni apo vetëm pak javë më parë në Itali e cilësuan si një grusht shteti duke futur në lojë edhe ushtrinë, kryeministri Rama e ka intesifikuar këtë të enjte nga Gjirokastra gjuhën e luftës.

Ai deklaroi sërish se është e patolerueshme që është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror dhe sipas tij, këtë e bënë forca desktruktive e të verbra që kërkojnë të sfidojnë atë vetë dhe qeverinë e tij.

“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar. Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, deklaroi Rama nga Gjirokastra.

Më herët ai kishte rishpërndarë në faqen e tij në tëitter, edhe një postim haluçinant të Erion Velisë, i cili e krahasonte protestën e kontrollorëve në Rinas për të drejtat e tyre të shkelura me arrogancë me pushtimin e Italisë fashiste në 9 prill 1939.

“Normal, 7 Prill – ç’datë më të gjetur për të tradhëtuar Shqipërinë, njëherë pushtim nga porti, sot nga aeroporti #Meta #Berisha #Basha #RinasGate”, shkruante Veliaj.

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments