Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm nga qytetarë dhe simpatizant në qytetin e Cërrikut.

Aktualitet Politike

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuzizëm nga qytetarë dhe simpatizant në qytetin e Cërrikut. Duke i falenderuar për mikpritjen, ai tha se pas 8 vite dështim dhe keqqeverisje, njerëzit nuk durojnë më. Për këtë Basha kërkoi votën më 25 prill, që t’ja mbyllim të keqes derën dhe të filloj rruga e ndryshimit.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, banore dhe banorë të Cërrikut, faleminderit nga zemra për këtë pritje në këto vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë! Jemi takuar në momente dramatike për familjet tuaja. Mbaj mend takimet në atë lokal aty kur vendosi të rriste çmimin e energjisë, në tetor të vitit 2014. Mbaj mend takimin në lokalin tjetër në rrugën atje pasi rriti çmimin e naftës, pasi vendosi TVSH-në për bizneset e vogëla, kur hoqi familjet nga ndihma e ekonomike, kur shpunësoi mijëra baballarë dhe nëna pa pyetur as për ta as për fëmijët e tyre. 8 vite dështime, 8 vite varfërim, papunësi. 8 vite premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë dhe të largohej. T’i thoshte çdo shqiptari, çdo prindi, çdo fëmije, çdo nëne dhe baballarë, çdo gjysheje dhe çdo gjyshi më fal dhe të largohej. Por Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja dhe ka trokitur është futur përdhunshëm brenda dhe ka shkatërruar familjet, shtëpitë ekonomitë. Tani po troket për herë të tretë do ia hapni derën? Kudo nëpër Shqipëri po e diskutonim me miqtë që po ecnim tani së bashku kudo dëgjoj ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim. Dhe fjalët që dëgjoj më shumë janë dy: Nuk durohet më , një orë e më parë nuk durohet më, mezi po presim me 25 prill dhe e dyta që dëgjoj është tani është në dorën tonë. Në të vërtetë tani është në dorën tuaj. Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton!” – tha Basha.

Më tej keyetari i PD, ka biseduar me fermerë të fshatit Shalës, në Cërrik, rreth problemeve që i shqetësojnë. Si të gjithë fermerët e tjetër, ata thanë që mungesa e subvencioneve, mungesa e tregut, çmimi i naftës dhe infrastruktura bujqësore, janë treguesit e inekzistencës së shtetit në këtë zonë.

“Kam 2 vjet qё merrem me perime. Kultivoj dhe kam njё sipërfaqe tjetër prej kaq, 3 dynym tё tjera janë me kungull dhe afërsisht janë 6 dynym. Tё punësuar si familje. Por këtu ka njё diçka qё nuk shkon. Qё nuk ka shkuar. Mungon subvencionimi. Mungon tregu i shitjes, ёshtё shumë i dobët. Tani unё tё gjithё këto shpenzime qё kam bёrё këtu nuk kam, nuk ka pyetur njeri sa ke shpenzuar e sa s’ke shpenzuar. Edhe rruga qё erdhët juve, edhe uji edhe energjia elektrike qё kam marrё rreth 750 metra lart tё gjitha janë shpenzimet e mia. Energjinë elektrike e paguajmë 150 lekë të vjetra kë. Biznes i madh kur unë nuk mund të siguroj të ardhurat minimale me këto që shes. Unë prodhoj, por nuk arrij ta shes. Mbështetje me subvencione nuk ka fare.” – u shpreh një nga fermerët.

“Unë jam një fermer që merrem me frutat, me frutat merrem unë, pjeshkë dhe mollë. Kam 15 vjet që merrem deri tani nuk kemi patur një lekë. Përveç kësaj që nuk arrijmë dot të kapim tregun, se nuk kemi ato kushte, neve vuajmë edhe për çmimin e naftës. Tjetër, ne vuajmë se unë marr toka me qira këtu, sistemin e vaditjes, kanalizimet. Nuk ka këtu kanalizime, e të vijë skavatori, rri dy muaj pa punë rri aty se nuk ka naftë, se mua më intereson. “Nuk ka naftë” thotë shoferi, “nuk punoj dot” edhe ikën pastaj.” – tha një tjetër fermer.

Ndërsa fermeri Agron Cefa thotë se përpos mungesës së subvencioneve, çmimi i plehrave sa vjen dhe rritet, ndërsa pesticidet janë jashtë standardit.

“Ne kemi edhe çmimet e imputeve bujqësore. Çmimi i plehrave luhatet nga muaji në muaj, sa vjen dhe po rritet. Për pesticidet, ka pesticide jashtë standardit, janë shumë farmaci shiten jashtë standardit” – tha Agron Cefa.

Kryetari Basha shpjegoi programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, i cili parashikon 100 milion subvencione vit për vit për fermerët, 50 milion euro për infrastrukturën bujqësore dhe zgjidhjes së problemit me pronat. Ai tha se subvencionet janë çelësi për të luftuar problemin që kanë fermerët që është mungesa e tregut.

“Për të thithur grante, kryesisht nga Bashkimi Europian, por jo vetëm. Bujqësia ka vend qendror në programin tonë. Kjo verifikohet fare lehtë, ky përkushtim, ky angazhim ndaj bujqësisë verifikohet lehtë, në radhë të parë në buxhetin që ne planifikojmë nga taksat e shqiptarëve. 100 milionë euro subvencione, 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore vit për vit. Subvencionet do të shkojnë drejt për drejtë tek fermeri, drejtpërdrejtë do të thotë, në radhë të parë pa burokraci dhe pa kërkuar Nipt-in që i kërkohet biznesit, sipërmarrjes normale, por duke konsideruar numrin unik të identifikimit të shtetasit që ka çdo fermerë në kartën e vet të identitetit si Nipt-in e fermerit. Pra subvencionet janë çelësi për të luftuar problemin më të madh që keni ju, që djersa në vend që t’iu kthehet në bekim ju kthehet në mallkim, në vend që t’iu prodhojë mirëqenie ju fut në borxh dhe prodhimet në vend që të shiten groposen. Subvencionimi zgjidh edhe problemin që tha zotëria të imputeve bujqësore pjesërisht, zgjidh problemin e kostos që kjo sjell tek prodhimi, që nga farat, fidanët, që nga pesticidet dhe plehrat kimike dhe sigurisht, ulja e çmimit të naftës me 240 lekë për litër që është taksa që Rama i vuri karburantit këto dy mandate.

Problemi tjetër është problemi i infrastrukturës, më the çdo gjë e ke bërë vetë, rrugën 750 metra linjën elektrike etj. Pse? Sepse në këto 8 vite të mbushura me dështime nuk është investuar as në infrastrukturën urbane. Shiko, unazën e Tiranës 8 vjet se mbaruan dot, ne bëmë dy tunele, Kalimashin dhe Elbasanin, autostrada, rrugë. Këta nuk mbaruan dot unazën e Tiranës që e gjetën gati me projekt, me financime, me të gjitha. Pra, me këtë plan ne e fusim bujkun shqiptar, fermerin shqiptar, blegtorin shqiptar dhe agro-përpunuesin shqiptar në treg, sepse sot jeni jashtë tregut. Po falimentoni po largoheni, fëmijët po shkojnë në emigracion, madje përfitojnë me shkuar si mëditës në vendet fqinj në vend që punojnë në tokën e begatë nga zoti. Ky angazhim do të marrë formë menjëherë dhe do të zbatohet pa burokraci, nuk do të ketë kërkesë për certifikatën e tokës, sepse certifikatën e tokës ti ke se s’ta kam dhënë unë, s’ta ka dhënë shteti, deri sa ta zgjidhi shteti. Dhe në programin tonë për pronarët dhe për pronën, prioritet është që t’i jepet fund problemit të mungesës së tapive në zonat rurale, siç është dhe problemi i kompensimit të pronarëve dhe prona në tërësi.” – tha Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *