Luçiano Boçi: Ekonomia Si Fillim i Çdo Reforme

Aktualitet Politike

Takimi i djeshëm me ekonomistë, financierë, përfaqësues të bankave dhe ekspertë të fiskut më mësoi tre gjëra:

1. E para, problemet tona ekonomike mbartin të gjithë ngërçin e sistemit:a. ato kanë përmasën ligjore të dëmit të qëllimshëm që i është bërë ekonomisë për përfitim personal nga personat me pushtet;b. ato mbartin difektet sistematike të strukturës së organizmit të ekonomisë dhe mungesën e parashikueshmërisë në vendim-marrjet qeverisëse – duke krijuar një kuadër fiskal që ndryshon sipas urgjencave për fonde;c. ato pasqyrojnë në mënyrë besnike humbjen e perspektivës që reflektohet qoftë si tregues i besueshmërisë së një tregu ashtu edhe nivelin në rënie të konsumit;

May be an image of 5 njerëz, people standing, people sitting dhe E brendshme

2. Problemi I Elbasanit është se ka një trup sipërmarrjeje shumë të vogël dhe qëllimshëm të pazhvilluar – përballë një potenciali ekonomik të pamatë, që kërkon vëmendje, pjesmarrje dhe investime strategjike.

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe E brendshme

3. Efektet e ndërhyrjes në Ekonomi duhet të pararendin çdo reformë tjetër për të prodhuar një masë kritike ndryshimesh në jetën e njerëzve – në mënyrë që reformat e mëtejshme të legjitimohen.Ka një million ide që mund të pasurojnë repertin e zgjidhjeve për ekonominë tonë të dobët. Investimi tek shkolla mbetet parësor dhe kusht për zhvillim të saj.

May be an image of 2 njerëz, people standing, people sitting dhe text that says 'ELBASAN MPA ATIONAL CENTER'

Pjesa tjetër është një analizë e përditshme që mund dhe duhet të bëhet me pjesmarrjen e afërt dhe të angazhuar të ekspertëve të terrenit, bankierëve, specialistëve të fiskut.#votoPD-ANnr9#lucianoboci7#elbasanifiton#shqiperiafiton

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments