Bllokimi i Rinasit/ Klajda Gjosha: Paaftësi e qeverisjes

Politike

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, thekson se bllokimi i Rinasit tregon jo vetëm paaftësinë e qeverisjes, por edhe autoritarizmin e saj.

“Bllokimi i Rinasit tregon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverisje, por dhe autoritarizmin e saj. Kontrollorët e Rinasit nuk mund të trajtohen si specialistët e Ministrive, pasi janë të veçantë për profilin e punës që kryejnë.

U duhen 4 vjet të marrin një licencë ndërkombëtare dhe vit për vit bëjnë testime teknike dhe psikologjike. T’i largosh nga puna me një telefonatë është e paimagjinueshme!

Akoma më e paimagjinueshme është që pas 8 vjetësh qeverisje për një problem kaq banal të thuhet akoma pa lidhje ‘është faji i Saliut’.

Në 25 Prill duhet ta largojmë sa më parë të paaftët dhe ata që mendojnë se pushteti është një mjet për të goditur qytetarët!”, shkruan Gjosha në një status në “Facebook”.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments