PD thirrje emigrantëve shqiptarë: Ejani votoni më 25 prill!

Politike

Prill, 01/ 2021

Partia Demokratike ka reaguar kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se pas 8 vitesh qeverisje ai dështoi për sigurimin e votave të emigrantëve shqiptarë. Përmes një deklarate për mediat, PD-ja thekson se Rama është dështim në çdo qeveri.

Mes të tjerash Partia Demokratike thekson se kur të marrë pushtetin, do të bëjë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

REAGIMI I PD
Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas 8 vjetësh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë. Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë.
Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.
Partia Demokratike, nesër në qeverisje, do të bëjë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit. Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë.
Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve të vijnë në Shqipëri për të votuar në 25 Prill. Së bashku do të bëjmë ndryshimin!

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments