Socialistë i bashkohen Bashës në Fier, kreu i PD: Unë do punoj për të gjithë, dhe për socialistët

Aktualitet Politike

Mars, 30/ 2021

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në Fier, ku është prishur me entuziazëm nga mbështetësit. Kreu i PD ka folur para tyre duke iu bërë thirrje në radhë të parë të mbajnë maskat dhe respektojnë distancën.

“Të mbajmë maskat, të mbajmë distancën, por ama ta çojmë edhe më larg frymën e shpresës. Bashkë do fitojmë, bashkë Shqipëria do fitojë, Fieri do fitojë”, tha Basha mbi një makinë.

Teksa ka vizituar një bar-kafe, kreu i PD premtoi çlirimin nga çdo stres i këtyre 8 viteve.

“Plani ynë do bëjë të mundur stabilizimin e gjendjes që të mos detyroheni të mbyllni qepenat. Një ditë pozitive bashkimi më 25 prilli. Do ju çlirojmë nga çdo stres dhe çdo problem i këtyre 8 viteve. Të gjithë bëhemi bashkë më 25, ta çlirojmë vendin nga e keqja dhe të sjellim pozitivitet”, tha Basha.

Ndërkohë që në rrugë i ka dalë përpara dhe një vajzë e re, e cila tha se ishte e zhgënjyer nga PS dhe kryeministri Edi Rama.
“Jam një ish-socialiste e zhgënjyer. Nga këta manipulatorë. Nga një kryeministër që ka 8 vite dhe thotë kjo ishte gjysma e rrugës sonë. Jam Kamela Troka”, tha gruaja.
Basha i premtoi se do unë do punojë për të gjithë, edhe për socialistët.

blob:https://www.facebook.com/d50a4096-b6f3-412e-b92d-2866d3fbe37f

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *