Mars, 29/2021
Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të fortë ndaj votuesve për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një postimi në Twitter ajo apelon që të mos shitet vota dhe që shqiptarët të mos ua dorëzojnë fuqinë e tyre kriminelëve që duan të futen në Kuvend.
“Mos e shisni të drejtën tuaj! Mos ia dorëzoni fuqinw tuaj kriminelëve! Vetëm ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan Yuri Kim në Twitter.
Thirrjet e ambasadores amerikane vijnë pas vizitave të bujshme në Elbasan dhe Shkodër ku gjithashtu apeloi që votuesit të mos mbështesin elementët kriminalë që janë në listat e partive.

Total 0 Votes
0
0