Protestë: ‘Truallin e shkollës sonë mos ia falni Carlo Bollinos’ (video)

Aktualitet

Mars, 27/ 2021

Në Tiranë, dhjetëra banorë të njesisë nr.7, pranë ish-Parkut të Autobusëve, janë hedhur në protestë duke akuzuar qeverinë për vjedhjen e pronës së tyre.

Trualli ishte parashikuar për ndërtimin e një shkolle të mesme, por banorët denoncojnë me zë të lartë se ajo pronë i është dhënë pronarit të një medieje, Carlo Bollinos, klient i qeverisë Rama.

Gazetari Ermal Rizaj i Syri. TV njoftoi se banorët e njesisë 7 në Tiranë kanë dalë në protestë sepse sipas tyre një pronë në këtë zonë, dhënë bashkisë së Tiranës nga pronarët e dikurshëm që të ndërtonte aty një shkollë të mesme,  në fakt i është dhënë një subjekti privat.

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe text that says 'LIVE 416 11:52 52 DIREKT JIMNAZ PER TIRANEN OS/ RREMBEN TO OOKO! DUAM SHKOLLỄN JEVE EVEA TAME SHKOLLEN BREAKING NEWS BANORET THIRRJE STOP KOR LAJMI IFUNDIT Arrestohet 52 vjeçari pèr "Fshehje e të ardhurave", "Pastrim produkteve të vepres penale" dhe "Falsifikim dokumentave"'

Por çfarë thonë vetë banorët?

“Kjo është një protestë paqësore e qytetarëve të kompeksit, – tha njeri prej pjesëmarrësve, – të cilët kërkojnë ndërtimin e shkollës që ka qenë në projektin e bashkisë së Tiranës, që është premtuar nga vetë kryebashkiaku në fuqi.

Ne nuk kërkojmë asgjë më tepër përveçse fëmijët tanë të shkollohen këtu dhe të mos ikin 3-4 km më larg. Nuk besoj që kjo tokë do të ishte më mirë një ndërtesë për Bolinon sesa një tokë për komunitetin.

Ne mendojmë si komunitet i pallateve, jemi banorë të lagjes, të njësisë nr.7, që kërkojmë të bëhet shkollë. Bolino të ikë më poshtë, le t’ia falin tokën ku të duan! Tokën e shkollës sonë, tokën tonë nuk kanë pse ia japin Bolinos! Me sa dimë është tokë e Begejve, që ia ka falur tokën bashkisë me të vetmin kusht që të bëhet gjimnaz! Dhe është firmosur nga fisi Begeja që të bëhet gjimnaz!

Këtu nuk ka asnjë protestë politike, nuk po bëjmë politikë, nuk po themi “duam PD-në, duam PS-në”, duam vetëm të bëhet shkollë, asgjë tjetër! Është kërkesë legjitime, protestë e pastër qytetare, nuk ka as vulgalitet, nuk ka nevojë për policë. Janë vetëm banorë të kompleksit!”

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe tekst

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *