Mbështetësit e PD ‘ndezin’ Tiranën, flamuj e borie (Video)

Aktualitet Politike

Mars, 25/ 2021

Ka nisur festa e mbështetësve të Partisë Demokratike në Tiranë. Teksa na ndajnë veç dy orë nga çelja e fushatës, mbështetës të PD kanë parakaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Me borie e flamuj të PD-së mbështetësit kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës.
Sipas “BalkanWeb” i gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të mbushet me makina, që kane nisur të vijnë. Kjo mësohet se do të jetë një nga surprizat e PD.

PD hap sot zyrtarisht fushaten elektorale ne sheshin “Nene Tereza” ne oren 17.00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *