Ditmir Bushati: Rama më përjashtoi se nuk bëra pakt me Djallin

Intervista Politike

Ditmir Bushati ka dhënë një version tjetër nga ai që paraqiti Rama, sipas të cilit ai “nuk e kishte punuar tokën” në kuptimin që nuk kishte punuar si duhet me socialistët. Gjatë një interviste me Adi Krastën në A Shoë, Bushati kujtoi rezultatin e vitit 2017 të PS në Shkodër, të cilin ai e quajti “historik”. Për të treguar se shpjegimi i Ramës nuk qëndronte, Bushati kujtoi se pas vendosjes së Ilir Beqes si drejtues qarku në Shkodër, objektivi i socialistëve kishte qenë i njëjti rezultat, pra sërish 4 deputetë.

“PS në Shkodër ka marrë rezultatin historik në 2017 dhe nëse ka një gjë të padrejtë është linçimi im publik për Shkodrën. Sot për shkodrën u vendos Ilir Beqja dhe objektivi është 4 mandate, pra drejtuesi politik ndërrohet dhe objektivi mbetet i njëjti. Pra kur flitet për lërim toke, rezultati i 2017 mbetet historik dhe nuk gjen akuza për manipulim për klimën politike etj etj” tha ish ministri i jashtëm.

Po atëherë përse e përjashtoi Rama nga gara për Shkodrën? Bushati në këtë pikë tregon se kur u ftua në PS, Rama i kërkoi që t’i japë fytyrën e tij politikës dhe për të kjo do të thoshte,  të mos bënte pakt me Djallin.

“Dhe më ka bërë përshtypje kur Edi Rama më ka thënë “Dua t’i japësh fytyrën tënde politikës”, dhe unë kështu e kam kuptuar, që të mos bëja pakt me djallin dhe disa fenomene gërryese të tranzicionit t’i përballonim, fillimisht brenda radhëve tona, po kur veshi zë shumë dyllë, duhet të flasësh në publik. Prandaj them, se kam qenë i qartë për këtë vendim se nuk kam parë reflektim. E kam thënë edhe pas rënies së tërmetit që më është dukur vetja si inxhinier që thotë shiko se ky pallati ka rrezik shembjeje. Se unë e kam thënë që nuk jam as senator as rishtar në politikë. Do kisha kompleks nëse do kisha bërë pakt me djallin, nëse do i kisha dhënë akses krimit, nëse do isha peng i tyre” tha Bushati.

I pyetur nga Krasta për Tom Doshi, përgjigjia është se me Tom Doshin nuk ka asgjë personale, por për të shpjeguar se çfarë ndodh me politikën e Partisë Socialiste në këtë qytet, ai rendit një sërë emrash të politikës që nuk janë më, ndërsa në Shkodër, ka mbetur gjithnjë Tom Doshi.
“Qëndrimet e mia ndaj fenomenit kanë qenë shumë të qarta. Nuk ka njeri në PS dhe në Shkodër që të mos t’i dije qendrimet e mia në këtë pikë. Bëni një analizë. Para meje kanë qenë në PS e Shkodrës Mimoza Hafizi, Bashkim Kopliku, vetëm zotëria që ju përmendët vazhdon të jetë deputet. Të gjithë të tjerët fshihen rrugës. Fshihen rrugës.
Ka qenë Shaqir Vukaj, Mehdi Zhega, Paskal Milo, Fehmi Abdiu, Ilir Gjoni, njerëz me një emër të caktuar. Asnjë nuk njihet me veprimtari të dyshimta. Mbase në një moment mund të kishin pakte me këtë kategori që përmendët ju, por Shkodra që para 100 vjetësh përfaqëshej nga Luigj Gurakuqi, sot duhet të përfaqësohet nga një nivel tjetër. Ky është shqetësimi im që kam pasur, nuk kam asnjë gjë personale me Tom Doshin”.
0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments