Rama kërcënon BE-në: Po bëni fushatë për PD-në, mos fusni hundët

Aktualitet Politike

Mars, 23/03/2021

Edi Rama reagoi i zemëruar pasi komisionerët e Bashkimit Europian u shfaqën në disa aktivitete të Partisë Demokratike, ku po shpaloset programi i tyre.

Rama tha se kjo është ndërhyrje në fushatën elektorale.

Reagimi i sotëm erdhi pasi Komisionerja e BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela, ishte e ftuar për të folur në një aktivitet të PD-së për arsimin.

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!

Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!” shkruan Rama.

Fushata elektorale në Shqipëri nis të premten.

May be a Twitter screenshot of tekst
0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments