Basha i përgjigjet Ramës: Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin e ‘90

Aktualitet Politike

Mars, 23/03/2021

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës pasi ky i fundit akuzoi komisoneren europiane Mariya Gabriel se po ndërhynte në fushatën elektorale në Shqipëri.

Basha thotë se ky nervozizëm nga kryeministri është i habitshëm, teksa nga ana tjetër e garanton Ramën se ai dhe PD e kanë përcaktuar rrugën që në dhjetor të ’90 dhe ajo të çon në Europë.

Nga ana tjetër ai i thotë Ramës se nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin por bëri hapa pas ndërkohë që Basha vetë shprehet i bindur se ëshët i vendosur për të ecur para me procesin.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

I habitshëm nervozizmi i Rames. Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë.

Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka për të ecur përpara me integrimin europian, për të sjellë ndryshimin e vërtetë, arsim cilësor dhe punësim dinjitoz për shqiptarët këtu në Shqipëri. Mirënjohje BE, KE për ndihmë e pakursyer që i kanë dhënë dhe do ti japin vendit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *