Mbërrin vaksina ruse, dhuratë nga arabët

Aktualitet

Këtë mesditë mbërritën në aeroportin “Nënë Tereza” 10 mijë doza të vaksinës ruse.

Kryeministri Edi Rama e pati ironizuar ftesën e Rusisë për të blerë vaksina ruse. Por për shkak të fushatës, ai ka bërë një hap pas. Vaksina ruse nuk ka marrë miratim nga autoritetet në BE dhe SHBA, por kjo nuk e ka penguar kryeministrin Edi Rama të vazhdojë fushatën e vaksinimit elektoral.

Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj.

Në një njoftim nga Kryeministria, thuhet se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

“Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?