Erion Braçe: Gjergj Luca nuk është biznesmeni që e shihni me Bentley dhe në jaht luksi

Aktualitet

Zv.kryeministri Erion Braçe i ka dalë në mbrotje biznesmenit Gjergj Luca, pas përplasjes fizike që ky i fundit pati me kandidatin e PD Luçiano Boçi.

Braçe shkruan se Luca sulmohet pasi është një biznesmen që nuk shihet të shëtisë me makina luksoze, por e gjen vetëm në punë, duke prodhuar e mbajtur me punë mijëra njerëz.

Ai thotë se biznesmeni sulmohet nga njerëz që nuk kanë punuar asnjë ditë por e urrejnë punën prej paaftësisë, korrupsionit dhe lidhjeve familjare me krimin.

Postimi i plotë:

NUK ESHTE FILM!

ESHTE NJE SULM REAL, POLITIK,

KRIMINAL MBI NJE INVESTITOR, PRODHUES, PUNEDHENES TE MADH!

Gjergj Lucen e njoh prej punes,

ne vendin e punes, prodhimit.

Nuk eshte biznesmeni qe

keni pare rendom ne kete vend;

ai qe e shihni ne Bentley, ne restorante, ne klube, ne jaht luksi;

ai qe shihni ne zyra shteti, zvarre aty, per nje tender apo per shume para publike/ Gjergj Luca kurre nuk e kerkoi nje tender, as e mori.

Gjergj Luca kerkoi ca rrenoja mes ferrave ne Labinot, Librazhd e Gramsh dhe i ktheu ne fabrika perpunimi e prodhimi;

I ktheu ne vende pune, disa mijera!

Aty e gjen cdo dite, ne pune;

Kur nuk e gjen aty e ke ne det,

jo ne jaht por ne anije peshkimi me peshkataret e tij.

Gjergj Luca sulmohet se punon, prodhon e mban me pune mijera njerez.

Eshte e ndyre por e vertete;

E SULMOJNE NJEREZ QE KURRE SE KANE BERE NJE PUNE, E URREJNE PUNEN, UA MOHOJNE PUNEN NJEREZVE PREJ PAFTESISE, PADITURISE, KORRUPSIONIT DHE LIDHJEVE FAMILJARE ME KRIMIN!

Gjergj Luca nuk eshte si ata.

Sulmi mbi te eshte sulm mbi nje punetor, prodhues, punedhenes;

Cdo punetor te tij!

Nuk e duan ne pune!

Nuk duan punetore ne pune!

Eshte banda e ndyre e partise kriminale qe edhe te sulmon,

edhe te rreh, edhe te pushkaton!

Gjergj Lucen nuk e sulmojne se eshte i pasur por, SEPSE ESHTE PUNEDHENES!

KETA DONI NE PUSHTET?!

Eshte i njejti llum, ai qe ju vodhi e ju vrau per te mbrojtur vjedhjet!

I njejti llum qe ju le pa pune sa here kthehet ne pushtet, ju vjedh, ju vret!

DUHET PERGJIGJE TANI,

POLITIKE, POPULLORE, LIGJORE!

Koha eshte tani dhe eshte e punetoreve!

0 0 vote
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments