Nora Malaj: Refleksion pas një dite në terren (FOTO)

Aktualitet Politike

Refleksion pas një dite në terren.

Gratë dhe puna e papaguar e tyre.

Dita sot ishte shumë e ngarkuar. E nisa me takimin me të rinjtë me, të cilët të frymëzojnë e të japin energji. Kafja të shijon dhe te biseda me të rinjtë të mprehë mendjen e të lëmon shpirtin. Ata, të ndjekin teksa bisedon dhe në sytë e tyre ndjen dëshirën për të shpresuar dhe për të qënë pjesë e garës dhe e zgjidhjes së problemit. Biseda nis për problemet e së përditshmes dhe më pas, secili mundet të shohi sesi do të zhvillohet kjo fushatë.

May be an image of 4 njerëz dhe people sitting

Frika e njerëzve ka filluar të zbehet, por ekziston. E teksa ju tregoj për fabulën e erës me diellin, se kush do t’ia hiqte xhaketën kalimtarit të varfër, ju thashë se politika te njerëzit nuk duhet të bëhet me egërsi, arrogancë, fyerje, përbuzje apo ulërimë, por me ndjeshmëri, mirëdashësi, buzëqeshje të ngrohtë e zemër të hapur!Teksa vazhduam ecjen në rrugën e Durrësit, qytetarët nën maskë na buzeqeshnin dhe na përgëzonin. Pranonin fletëpalosjet dhe na uronin: “Garë të mbarë, Zysha!”.Takimin e parë e nisa me zonjat e palodhura të biznesit që janë pranë qendrës ambulatore Nr. 5. Të gjitha bizneset në ketë zonë të Njësisë 10, gati 90 për qind, drejtohen nga gratë. Një pjesë janë pensioniste, me pension minimalist m, 90 mijë lekë të vjetra (kuptohet se mbahen nga fëmijët që janë në emigracion) dhe pjesa tjetër që nuk kanē pasur tjetër mundësi dhe kanë hapur nga një aktivitet minimalist, për të përfituar një të ardhur bazike, ndonëse të ardhurat janë shumë të pakta.

May be an image of 2 njerëz, people sitting dhe E brendshme

Teksa flasim e bashkëbisedojmë, ju shpjegoj sesa e rëndësishme është që të njihet puna e papaguar e grave (puna që bën në shtëpi) dhe nevoja që kategoria e të gjitha grave duhet ta përfitojnë si pension social për ato pensione minimale, që nuk të sigurojnë as bukë me djathë në të gjithë muajin. Biseda vazhdon e ti kupton se gratë dhe vajzat sot gjenden në rriqethullin e papërfaqësimit, të gjuhës së dhunës, të seksizmit, të margjinalizimit dhe të përdorjes së saj si imazh!

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

Zonjat folën dhe unë ndjeva se revolta është jo vetëm e madhe, por si ortek po lëviz fortë dhe të gjithë te kutia e votimit do të ndëshkojnë me votë këtë qeverisje që ka krijuar depresionin social, frikën, ankthin dhe panikun te qytetarët. Të gjitha zonjat u shprehën të gatshme të përkrahin e të votojnë projektin tonë për punën e papaguar të grave, për hartimin e ligjit për moshën e tretë dhe për nxitjen e punësimit të grave e vajzave. Teksa takuam qytetarët, bizneset, të rinjtë e të rejat, shitësit ambulatorë, në qendër të Tiranës, ti sheh dhe ndjenë se varfëria ekonomike, shpirtërore dhe frika kanë marrë peng jetën tonë! Për një gjë u ndjemë mirë, qytetarët na pranuan, na lëmuan shpirtin dhe na mprehën mendjen…

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe people standing

Jam e bekuar që kam lindur, jam rritur e po moshohem në këtë qytet që tregon qytetari dhe të dëgjon e kërkon të dëgjohet. “Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mes tuaj”, – do të thoshte Skënderbeu! Këtë ndjeva sot, kur shpërndava programin dhe diskutova me qytetarët e qytetit tim! Ata nēpërmjet votës në 25 Prill do të fitojnë lirinë e tyre, që tashmë ua kanë nëpërkëmbur!Mirënjohje për qytetarinë e qytetit tim!Faleminderit për mbështetjen qytetare që treguat sot! 🤝🇦🇱🤝