Rama e përjashtoi nga PS/ Ambasada e SHBA në krah të Lelit: Jemi krenar për partneritetin.

Aktualitet Politike

17 Mars 2021  |  19:00

Pak ditë pasi Rama e përjashtoi nga PS, kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka marrë një mbështetje publike nga ambasada e SHBA-së në Tiranë,

Ambasada amerikan e në Tiranë ka shpërndarë një postim të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan  Leli, ku thekson se ne “jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës”.

Ambasada falënderon kryebashkiakun Leli për mbështetjen.

“Këndet tona Amerikanë në të gjithë Shqipërinë përfaqësojnë miqësinë midis SHBA dhe Shqipërisë. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë të fortë me Bashkinë e Vlorës. Faleminderit, Kryetari Leli për mbështetjen tuaj. Le të vazhdojmë të ëndërrojmë, të shpërndajmë njohuri dhe të fuqizojmë rininë në 30 vitet e ardhshme dhe më tej, krah për krah!”- shkruan ambasada.

Pak ditë më parë,  kryeministri Edi Rama përjashtoi nga radhët e Partisë Socialiste kryebashkiakun, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Vlorës dhe të përfshihej në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments