AktualitetPolitike

Ish kryetari i PS në Berat, i bashkohet LSI-së

Njoftimin e ka bere te ditur vete kryesuesi i listes per kete qark, Ardit Cela.

Postimi i plote:

I lumtur që ekipit tonë të LSI në Berat i bashkohet edhe Çlirim Brisku. Z. Brisku ka qënë prej vitesh Kryetar i PS në Berat. Një socialist i ndershëm e me vlera. Një profesionist me përvojë të vyer politike dhe administrative. Z. Brisku do të koordinojë fushatën e ekipit tonë fitues në qytetin e Beratit. Së Bashku me Çimin do të vazhdojmë edhe me më shumë intesitet komunikimin me socialistët e Beratit, të cilët sot ndjehen të papërfaqësuar nga rilindja. Socialistët e Beratit janë keqtrajtuar, janë varfëruar nga rilindja dhe qeverisja e saj.

Rilindja i përzuri fëmijët e socialistëve dhe gjithë shqiptarëve në emigracion dhe i ktheu ata në azilantë rrugëve të Europës. Në 25 prill, zgjedhja është e qartë, referendum popullor për të larguar rilindjen dhe për të votuar ekipin dhe programin e LSI. Të sigurt drejt 3 mandateve në Berat dhe fitores në të gjithë Shqipërinë.

May be an image of 5 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?