Champions League/ Chelsea eleminon Atletico Madridin.

Aktualitet Sport

17 Mars, 2021 | 23.00

Chelsea dhe Bayern Mynih janë ekipet që plotësojnë 8-shen e çerekfinalisteve të Champions League.

Londinezët janë  treguar mjaft cinikë në Stamford Bridge duke mposhtur me rezultatin 2-0 spanjollët e Atletico Madrid.

Të favorizuar nga fitorja e parë 1-0, të besuarit e Tuchel me dinakëri shfrytëzuan një kundërsulm në pjesën e parë ku Ziyech e finalizoi me lehtësi. Në minutën e 82-të Saviç le të tijët me 10 lojtarë, kurse në fund Emerson mendon për golin e festës dhe të dytin.

Nga ana tjetër Bayern i cili ishte thuajse i kualifikuar pas fitores 1-4 në Romë, e mposhti sërish Lazion 2-1.

Leëandoëski finalizoi një penallti në pjesën e parë që e shkaktoi shqiptari nga Kosova, Vedat Muriqi. Ndërsa Choupo-Moting vetëm dy minuta pasi u inkuadrua në lojë realizoi të dytin. Për golin e nderit nga lacialët mendoi Parolo.

Tashmë në çerakfinale ndodhen skuadra si Liverpool,Chelsea, Manchester City, PSG, Real Madrid, Bayern Mynih apo Borussia Dortmund, që të gjitha në shortin të premtes do të kërkojnë të peshkojnë Porton, e cila në fazën e mëparshme eliminoi Juventusin.

0 0 vote
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments