Përse mbështes fort një kandidate si Flutura Açka?

Aktualitet Shkrime

Nga Adriatike Xh Deda

Përse mbështes fort një kandidate si Flutura Açka. Sepse Flutura është një grua pa “makiazh”, është një njeri i vërtetë, mbi të gjitha një vlerë unike.Në gjithë këto vite nuk kam marrë përsipër kurrë të shprehem publikisht për dikë, në respekt të punës që bëj, por edhe të pozicionimit tim në jetën publike. Sot ndjej nevojën ta bëj këtë, sepse po e bëj për të dikë, tek i cili nuk shoh zhgënjimin në cilëndo të ardhme.Fluturën Açkën e kam njohur në rrethana të veçanta siç është e tillë ajo që sjell botimi I librit të parë.

Flutura kishte ngritur Skanderbeg Books, shtëpi botuese sfiduese për tregun shqiptar. Ishte kaq e gatshme për botimin e librit tim dhe kaq mbështetëse. Dhe e tillë ka mbetur ajo më vonë, por edhe sot. Flutura mbështet letërsinë shqipe pa asnjë lloj “xhelozie” . Ada, – më tha një ditë; rri moj vajzë këtu në stendë. Ti ke poezi të mirë. Duhet t’ua japësh në dorë librin njerëzve të letërsisë, meriton të shpërndahesh. Nuk është e lehtë të ecësh ashtu vetë kuturu. Dhe kur aty kalonin njerëz, që kërkonin poezi u referonte edhe librin tim me një ngulm fin dhe thjeshtësinë e një profesionisti që e njeh librin e mirë. Kam qenë mirënjohëse gjithnjë për këtë gjë. Flutura i përket njerëzve që janë bërë më të mirë me vitet, jetën dhe eksperiencën . Ajo jep mbështetje pa kushte.Shpesh ka një zakon të mirë. Flet shumë duke dhënë nga vetja, çuditet nga mosmirnjohjet; dhe ndonëse ka aftësinë ti njohë vetë gjërat, është një dëgjuese perfekte.Kështu e kam njohur. Një njeri jashtëzakonisht punëtor dhe ngulmues, sepse Flutura e ka nisur vetë gjithçka nga zero dhe puna.Ajo njeh të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen.

Ka modele të sakta e ndërkohë tashmë është vetë një model.Sot ajo nuk është thjeshtë poete siç lexova diku. Është shkrimtare me lëvrime dhe arritje zhanresh të ndryshme, është botuese, është sipërmarrëse, është njeri i angazhuar në temat civile, njeri që përhap edhe në marëdhënie me të huajt imazhin e një Shqipërie dhe shqiptari ndryshe.Shpesh ne bashkohemi për një gotë verë dhe ajo do të dijë opinionin e njerëzve të afërt mbi çështje të ndryshme që trajton; kështu hap pas hapi, Flutura ka mbajtur një qëndrim të pastër qytetar me një status të dlirë të shoqërisë civile për çështje shumë të ndjera, madje nuk është tërhequr edhe kur e kanë lënduar vetëtimthi.Flutura është e vendosur dhe i pëlqen të ecë. Kjo mike e vyer nuk ka frikë të flasë, as të pozicionohet. As të mbrojë dikë të dobët, dikë me vlera, dikë grua, sikundër nuk bën pazar me gjërat e shenjta.Tashmë është i ditur fakti se sa e përhapur është letërsia e saj në trevat shqiptare, por edhe më tej.

Gjithashtu njoh sa pëllëmbë për pëllëmbë e njeh këtë vend; njeh fushat, malet dhe njerëzit. Tregojnë histori në vende të caktauara, ku Fluturën e presin dhe me një gotë raki si mike krejt të veçantë dhe bashkëudhëse.Flutura nuk e duron mëshirën, por është “meraklie” e transmetimit të mesazhit për një përfaqësi të caktuar shoqërore.Flutura ka modesti të habitshme dhe shpesh është lezeti i bisedës që nuk i shpëton një humori sqimatar.Po të bisedosh një herë më vete me të, e bën mike, sepse Flutura e vlerëson pafundësisht miqësinë, ndonëse ajo ka miq kudo, por nëse je te rrethi i afërt i miqve të saj, je me fat.Miqtë për të janë familje, institucion. Po ajo për një mike është më shumë. Nuk është e mundur të kesh një problem dhe Flutura të mos të të shkruajë në privat pa të shqetësuar se si je. Se çfarë halli ke, se si mund të të ndihmojë. Kjo anë e saj është e pashoqe.Flutura mund të marrë një rrugë të gjatë për një mik a mike. Unë jam dëshmitare e kësaj.

Ajo që ka rëndësi më shumë sot, Flutura ka luftuar si zë profesionist si; grua, nënë apo shkrimtare, në komunikime me të huaj ( ku ajo ka prezantuar Shqipërinë përmes veprës së saj, apo përmes ciceronit në udhëtime ndër vite), pa bërë politikë, sepse Flutura e do familjen, njeriun, vendin e saj. Ajo ka shenjtëri, ka simbolika jete të pacënuara, ka përfytyrim të qartë për trashëgiminë e vendit, është realiste për hapat që duhen hedhur, ka guximin e një luftëtareje dhe qetësinë e një zemre të madhe.Flutura është patriote e pastër aq sa edhe qytetare europine, mendjehapur për lirinë e individit, por tradicionale për gjërat e shenjta si; dashuria, mëmësia,martesa, familja, puna, prona, liria, etj.Me Fluturën mund të udhëtosh në fund të botës dhe ke komoditetin të ndihesh vetëm, ose plot në shoqërinë e saj, sepse ajo të rrri pranë pa kushte, pa asnjë kusht.

Në mënyrë sistematike, Flutura shqetësohet për çështje të mëdha të këtij vendi si; integrimi, ekonomia, të rinjtë, gruaja, letërsia, imazhi qytetar e sidomos trashëgimia kulturore. Flutura është mbretëreshë e fjalës, e gjuhës.Mbi të gjitha Flutura është një njeri që flet ”serbes” sepse kurrë nuk ka marrë një rrogë nga shteti, kurrë fonde publike.Flutura është një grua “pa makiazh”, një njeri i vërtetë.Nuk po e prezantoj Fluturën, që ajo të ketë nevojë për ne (normalisht që ka), por ne kemi nevojë të votojmë përfaqësimin tonë përmes saj.Integriteti, qytetaria dhe guximi i Fluturës në një personalitet unik, nuk gjendet rëndom në anët tona.

May be an image of 1 person, standing dhe ambiente të jashtme